Të paktën shtatë elefantë kanë ngordhur nga goditja elektrike në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fatkeqësia ka ndodhur në provincën Odisha ndërkaq llogaritet si fatkeqësia më e madhe masive e elefantëve në Indi.
Gazeta “Hindustan Times” raporton se kopeja prej 13 elefantëve në kërkim të ushqimit ka mbërritur në fshatin Kamaland.
Fatkeqësia ka ndodhur kur elefantët hasën në një hekurudhë në ndërtim e sipër dhe shkelën mbi largpërçuesin nëntokësor.
Banorët lokal gjetën trupat e pajetë të 7 elefantëve ndërkaq 5 elefantët e mbijetuar i ushqyen dhe i kthyen në vendin e tyre larg fshatit.
Hetimi rreth rastit është në vijim ndërsa banorët lokal akuzojnë Hekurudhat e Indisë për neglizhencë gjatë ndërtimit të hekurudhës.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1