Ngacmuan seksualisht rivalin politik, lëshohet urdhër arrest për 9 truproje

19:23 | 24 Janar 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet në Afganistan kanë lëshuar urdhër arrest për nëntë truproje të zv.Presidentit, Abdul Rashid Dostum, me akuzat se ata kishin ngacmuar seksualisht dhe fizikisht rivalin e tij politik.

Zyra e Prokurorit të përgjithshëm ka deklaruar se këta kanë injoruar thirrjet për t’u marrë në pyetje më heret, transmeton arbresh.info

Viktima e supozuar, Ahmad Eshchi, ka thënë se ai është rrëmbyer edhe është sulmuar në banesën e zv.Presidentit në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, Generali Dostum, ish-komandant ka mohuar akuzat, ndërsa Eshchi, ish guvernator i provinces Dostum, ka theksuar se ai është keqtrajtuar për pesë ditë rradhazi.

Ai ka shtuar se Dostum i ka urdhëruar truprojat e tij ta zhvishnin atë.

Një zëdhënës i Dosum i ka quajtur akuzat ‘provokim’ dhe ka shtuar se Eshchi ishte ndaluar nga shërbimi i vendit dhe jo nga ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale