Autoritetet italiane po bëjnë përpjekje të lehtësojnë problemet e mbipopullit në strehimoret e emigrantëve, ndërkohë që numër i madh varkash me rreth 1,000 emigrantë arritën gjatë fundjavës në brigjet jugore të Italisë dhe dy nga ishujt e saj të vegjël.
Nga mbrëmja e së premtes deri të shtunën, rreth 50 varka mbërritën në ishullin Lampeduza pranë Siçilisë, sipas radios shtetërore dhe mediave të tjera italiane.
Varka me emigrantë arritën edhe në Pantelleria, një tjetër ishull i vogël italian. Gjatë dy ditëve të fundit gomone me migrantë lundruan drejt Kalabrisë, Siçilisë dhe Sardenjës.
Sipas njoftimeve shumë prej migrantëve vinin nga Tunizia dhe Afganistani. Prurjet e reja me migrantë kanë shtuar mbipopullimin e qendrave ku strehohen përkohësisht migrantët. Gazeta ‘Corriere della Sera’ shkruante se qendra strehonte 1,500 azilkërkues, gati katërfishi i kapacitetit të saj./tch/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë