Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë, sot në provincën Helmand në Afganistan janë vrarë 7 vetë, kanë thënë zyrtarët provincialë.
Në mesin e të vrarëve ishin katër ushtarë dhe tre civilë, ka raportuar një korrespondent i Radios Evropa e Lirë, redaksia për Afganistanin.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se së paku 20 vetë janë plagosur nga ky sulm.
Nga ana tjetër, Qari Yosuf Ahmadi, zëdhënës i talibanëve, ka pretenduar se në këtë sulm janë vrarë dhe plagosur 39 ushtarë dhe policë. Por, këto pretendime të tij të postuara në rrjetin Twitter nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Militantët talibanë kanë okupuar hapësira të gjëra në provincën Helmand.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...