Autoritetet turke kanë bërë të ditur se shtatë persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të premten në periferi të Stambollit.
Prefekti i Stambollit, Kadir Topbas tha se me këtë rast kanë humbur jetën shtatë anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarë që ndodheshin në helikopter.
Helikopteri u rrëzua pasi në mjegull të dendur ishte ndeshur me një kullë televizive. Në helikopterin “Sikorski S-76″, i cili i takon grupit të kompanive industriale turke, ishin shtatë persona, katër shtetas rusë, një zyrtar turk dhe dy pilotë.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut