Moti i ligë, me borë, shi e furtunë që po mbretëron dje dhe sot ka prishur planet e fluturimit të disa aeroporteve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
Para së gjithash kanë qenë aeroportet si ai i Cyrihut, i Frankfurtit, Amsredamit dhe i Dyzeldorfit që kanë pësuar çrregullime për shkakun e përmendur.
Kur jemi te Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në Zvicër, autoritetet njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë detyruar të bëjnë anulimin e 80 fluturimeve, shkruan 20minuten.ch.
Bëhet fjalë për 40 nisje nga ky aeroport dhe 40 aterrime nga aeroportet tjera në atë të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.Anulimet kanë të bëjnë para së gjithash me fluturimet e planifikuara për në Londër, Frankfurt, Amsterdam dhe Dyseldorf ose nga këto qendra për në Cyrih.
Ende nuk është e qartë se sa pasagjerë janë prekur nga anulimet në fjalë por është e mundur që disa prej tyre do të kalojnë natën në aeroportet përkatëse.
Megjithatë, sipas autoriteteve të Aeroportit të Cyrihut, të gjitha kompanitë ajrore po bëjnë përpjekje për t`i strehuar udhëtarët nëpër hotele, në rast se paraqitet nevoja, transemton albinfo.ch.
Po ashtu atyre do t`u mundësohet që të fluturojnë me aeroplanin e parë në dispozicion. Orëve të fundit ka një zbutje të motit dhe mund të konsiderohet se nga dita e nesërme do të fillojë qarkullimi normal nga dhe drejt Aeroportit të Cyrihut./albinfo.ch/
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...