Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve.
Hetimi “tregon se Netflix nuk i informoi klientët me qartësi të mjaftueshme në deklaratën e tij të privatësisë për atë që bëri me të dhënat e tyre midis 2018 dhe 2020“, tha agjencia holandeze për mbrojtjen e të dhënave në një deklaratë, sipas Bloomberg.
“Për më tepër, klientët nuk morën informacion të mjaftueshëm kur pyetën Netflix se çfarë të dhënash po mblidhte kompania për ta”, tha rregullatori.
Autoriteti theksoi që Netflix që atëherë ka përditësuar deklaratën e tij të privatësisë dhe ka përmirësuar dhënien e informacionit.
“Ne po punojmë me autoritetin holandez të mbrojtjes së të dhënave dhe kemi evoluar në mënyrë proaktive informacionin tonë të privatësisë për të ofruar qartësi edhe më të madhe për anëtarët tanë,” tha një zëdhënës i Netflix. “Ne e kemi kundërshtuar këtë vendim”./abcnews.al
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...