Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën se vendi i tij është pranë përmbushjes së objektivit strategjik për të neutralizuar kërcënimet kryesore që vijnë nga Irani: raketat balistike dhe programi bërthamor.
Netanyahu theksoi se nuk do të lejojë që fushata ushtarake të shndërrohet në një luftë të zgjatur, por as nuk do ta përfundojë para kohe.
“Ne jemi shumë, shumë afër kompletimit të objektivave tona,” tha ai. “Kur ato të arrihen, luftimet do të ndalen”, tha ai, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ai e përshkroi regjimin iranian si një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe tha se operacioni ushtarak është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Netanyahu konfirmoi se qendra bërthamore “Fordow” është dëmtuar rëndë nga sulmet amerikane, por se vlerësimi i plotë i dëmeve ende pritet.
Sa i përket uraniumit të pasuruar të Iranit në nivelin 60 për qind, Netanyahu tha se është një element kyç i programit bërthamor iranian dhe se Izraeli ka “të dhëna interesante të inteligjencës” për këtë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Nëse vazhdon ngërçi në Kuvend, relevanca e Kosovës do të zbe...
Mësohet se sa para do të fitojë Luka Modric tek Milani
IKD kërkon rikthimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies So...
Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mu...
Barduani pret të Dërguarën Speciale të Britanisë, folën për ...
Operohet Jude, Reali shpreson se ylli i skuadrës të rikthehe...