Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është i gatshëm për “çfarëdo skenari” në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne gjendemi në mes të një beteje që përfshin shkëmbim zjarri dhe mund t’ju them se ushtria izraelite është gati për çdo skenar”, tha Netanyahu gjatë inspektimit ushtarak në shoqërim të ministrit të Mbrojtjes Avigdor Lieberman.
I pyetur nëse tensioni aktual mbi gardhin kufitar midis Gazës dhe Izraelit mund të zgjidhet me mjete joushtarake, Netanyahu tha se pala izraelite po shkon në drejtimin e duhur.
“Unë besoj se po bëjmë hapat e duhur,” tha kryeministri i Izraelit.
Rikujtojmë se të shtunën, me ndërmjetësim të Egjiptit, forcat palestineze të rezistencës dhe Izraeli arritën marrëveshje mbi armëpushimin në Rripin e Gazës.
Palestinezët nga 30 marsi në kufirin e Izraelit dhe Rripin e Gazës organizojnë “Marshin e Kthimit të Madh”. Që nga marsi, më shumë se 130 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga ushtria izraelite gjatë protestave palestineze kundër okupimit izraelit dhe bllokadës izraelite 11-vjeçare të territorit palestinez.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës