Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të vazhdojë sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut, përfshirë Bejrutin.
“Dua të jem i qartë, ne do të vazhdojmë të godasim pa mëshirë Hezbollahun në të gjitha pjesët e Libanit, duke përfshirë Bejrutin”, tha Netanyahu gjatë një vizite në bazën ushtarake që Hezbollahu goditi të dielën, duke vrarë katër ushtarë izraelitë.
Pas disa muajsh konfliktesh ndërkufitare midis Izraelit dhe lëvizjes pro-iraniane Hezbollah, një aleate e Hamasit palestinez, ushtria izraelite intensifikoi sulmet ajrore në Liban dhe nisi operacionet tokësore më 30 shtator./abcnews.al
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...