Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin në Lindjen e Afërt karshi konfliktit të dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen.
“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi kryeministri izraelit në Twitter.
Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli “do të vazhdojë të hakmerret me forcë” ndaj sulmeve raketore të Hamasit.
Të paktën tre palestinezë u vranë në sulmet e sotme ajrore nga forcat izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa ekstremistët e Hamasit po vazhdojnë ta godisnin Tel Avivin duke i detyruar qytetarët të zhvendosen, raporton BBC.
Komuniteti ndërkombëtar u bëri thirrje të dy palëve për ta ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu shqetësim mbi situatën aktuale në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas dje./GE/
??????????????????????????????????????????????????
Thank you for resolutely standing with ?? and supporting our right to self defense against terrorist attacks.— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) May 15, 2021
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...