Qytetarët e Tel Aviv janë zgjuar me një pamje të pazakontë. Atyre para syve u është shfaqur një statujë e madhe e artë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Statuja e kryeministrit është shfaqur para komunës së Tel Avivit, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Artisti që punoi statujën, Italy Zalait, tha se statuja mban emrin ‘Mbreti Bibi’ dhe ka shpjeguar se ai ishte inspiruar kryeministri të cilin e quan idhull në mesin e disa izraelitëve.

Megjithatë, zyrtarët kanë deklaruar se statuja është ngritur pa leje dhe se duhet të hiqet.
Zalait iu deshën dy muaj për të gdhendur statujën para se ta vendoste atë në një pedestal në sheshin Rabin.
Kalimtarët kanë reaguar ndaj veprës së artit me një përzieje ndjenjash. Disa nga ta e kanë parë statujën si pjesë dëfrimi, disa nuk janë pajtuar, ndërsa shumë të tjerë janë ndalur të bëjnë selfie para statujës.

Statuja e artë është rrëzuar nga një kalimtar në mesditë dhe ende mbetet e paqartë nëse ky veprim ishte i qëllimshëm.
Në kulturat judeo-kristiane, statuja e artë është parë vetëm si referencë në tregimin viçit të artë, idhull i adhuruar nga izraelitët në historinë e librit Libri i Eksodit. Statuja të tilla kanë qenë të lidhura edhe me liderët autokratë si Mao Ce Dun në Kinë dhe Saparmurat Niyazov në Turmekistan.
Në një postim në Facebook, Ministri i Kulturës Miri Regev tha se artisti ‘s’kishte lidhje me punën e bërë’ dhe se ‘statuja shfaqte vetëm urretje ndaj Netanyahut’. /Arbresh.info
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...