Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës nënshkruan të premten një marrëveshje të re tregtare për Amerikën e Veriut.
Donald Trump, Justin Trudeau dhe Enrique Pena Nieto e nënshkruan paktin, përpara hapjes së takimit të grupit të G-20s që zhvillohet në Argjentinë.
Ajo do të njihet zyrtarisht si marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) dhe që të hyjë në fuqi kërkohet miratimi i ligjvënësve të të tre vendeve.
Vëllimi i tregtisë mes tre vendeve do të arrijë një total vjetor prej 1.2 miliardë dollarësh.
Marrëveshja e re zëvendëson NAFTA-n, një pakt që presidenti amerikan Trump e pati kritikuar fort gjatë fushatës së tij presidenciale, duke e quajtur marrëveshjen më të keqe tregtare në histori. Sipas zotit Trump NAFTA ishte arsyeja për humbjen e vendeve të punës së amerikanëve në industrinë përpunuese, prej hyrjes së saj në fuqi në 1994-n.
Kur të tre vendet ranë dakord mbi marrëveshjen e re, më parë gjatë këtij viti, udhëheqësi amerikan e quajti atë një “marrëveshje historike, që do të bëjë siç tha që paratë e vendet e punës të derdhen në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Veriut.”
Gjatë asaj periudhe një nga përfaqësuesit kryesor të institutit amerikan Brookings Joshua Meltzer, i tha Zërit të Amerikës se marrëveshja e re nuk ishte shumë e ndryshme nga NAFTA.
“Nuk do të thoja se është një marrëveshje krejt ndryshe.” tha zoti Meltzer. “Bëhet fjalë për një marrëveshje mbi 20 vjeçare (duke iu referuar NAFTA-s) dhe është e qartë se ka nevojë të përmirësohet. Padyshim shohim rritje të prirjeve proteksioniste në disa sektorë veçanërisht atë të makinave. Por në përgjithësi është një përmirësim me informacionin më të fundit të një marrëveshjeje tregtare, është gjithëpërfshirëse dhe në tërësi shumë e mirë për përmirësimin e koordinimit mes tre ekonomive“, tha ai./VoA/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...