Në ngjarje e tmerrshme ka goditur Belgjikën, pasi një nënë dyshohet se e ka pjekur të gjallë në skarë vajzën e saj dyvjeçare.
Rasti është raportuar nga fqinjët, të cilët kanë dëgjuar ulërima, ndërsa policia më pas ka zbuluar trupin e djegur të vajzës, transmeton portali arbresh.info

27-vjeçarja, e cila raportohet të jetë me origjinë afrikane dhe identiteti i të cilës nuk është bërë i njohur, është arrestuar në qytetin Zemst, në veri të Brukselit.
Rastin e kanë lajmëruar fqinjët të cilët kanë dëgjuar ulërimat e foshnjës dhe më pas kanë parë tymin të dilte nga dera e garazhës.
Policia ka raportuar se pas arrtijes në vendin e ngjarjes kanë gjetur gruan duke pjekur trupin e vajzës në skarë me qymyr.

Zyrtarët janë duke hetuar nëse ajo e ka pjekur vajzën të gjallë, apo pasi e kishte vrarë.
Fqinjët e gruas për mediat lokale kanë thënë se ajo ka jetuar me nënën e saj, ndërsa një natë përpara tragjedisë, ajo ishte larguar nga shtëpia.
Ende nuk dihen arsyet se pse nëna ka kryer një akt mizor, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen e saj mentale./arbresh.info/
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...