Një foshnje e porsalindur është shpëtuar nga vdekja nga një i pastrehë, i cili e gjeti në mbeturina të mbuluar me milingona.
I pastrehu kishte dëgjuar vajzën e vogël duke qarë të cilën e kishte braktisur nëna në kontejnerët e mbeturinave, dhe kështu kur u afrua e kuptoi se aty brenda ishte një foshnje lakuriq e mbushur me milingona, transmeton Telegrafi.
Ai menjëherë i telefonoi policisë të cilët e dërguan me urgjencë në spital, ndërsa në disa pjesë të trupit kishte gërvishtje dhe kafshime.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Floridablanca, në pjesën verilindore të Kolumbisë.
Mjekët në spital kanë njoftuar se foshnja peshon 2.2 kilogramë, dhe është duke u trajtuar nga hipotermia.
Ndërkaq, policia është duke u munduar të identifikoj nënën e cila e kishte braktisur në mbeturina.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...