Greqia pritet që në vjeshtën e këtij viti të hapë xhaminë e parë zyrtare në Athinë, që nga pavarësia e vendit.
Ministria e Arsimit dhe Punëve Fetare njofton se xhamia do të hapet në vjeshtë dhe muaji më i mundshëm mendohet të jetë tetori, nëse nuk do të ketë një mbyllje si pasojë e koronavirusit.
Projekti për xhaminë në kryeqytetin helen ka nisur që në vitin 2007 dhe hasi në kundërshtinë e fortë të Kishës ortodokse dhe nacionalistëve anti-turq.
Athina është një qytet ku jetojnë mbi 250 mijë myslimanë dhe është i vetmi kryeqytet i Europës ku nuk kishte një xhami zyrtare./infoshqip/
Ulutash: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, vitale p...
Thierry Henry i del në mbrojtje Alonsos, sulmon lojtarët e R...
Merz: Trump ka marrë kundërpropozimin evropian
Pacolli njofton inaugurimin e SwissDiamond Hotel & Reso...
Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur
Tre migrantë të vdekur në kufirin Kroaci-Bosnje