Një deputete në Tanzani ka bërë thirrje për kontrolle për të përcaktuar nëse kolegët e saj meshkuj janë bërë synet, një procedurë e njohur për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të HIV-it.
Jackline Ngonyani tha se çdo deputet që kuptohet që nuk ka kryer rrethprerjen duhet të kërkohet t’i nënshtrohet procedurës, transmeton portali arbresh.info.
Sugjerimi i saj ka shkaktuar konfuzitet në mesin e kolegëve të saj.
HIV shihet si një kërcënim i madh për shëndetin publik në Tanzani. Rreth 70% e popullsisë meshkuj janë të bërë synet.
Rreth 5% e popullsisë së rritur të Tanzanisë mendohet se janë infektuar nga HIV – duke i dhënë shkallën më të lartë 13 të infektimit në botë, sipas shifrave të vitit 2016.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se rrethprerja zvogëlon rrezikun që burrat heteroseksualë të marrin HIV-in me rreth 60%.
Disa vende afrikane që janë duke luftuar epidemitë e HIV kanë nisur fushata për t’i inkurajuar njerëzit që t’i nënshtrohen procedurës, që përfshin heqjen kirurgjike të lafshës së penisit./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...