Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të premten në Australi, si pjesë e një fushate protestuese botërore, duke bërë thirrje për veprime kundër ndryshimeve klimatike.
Disa nga tubimet e para nisën në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej dhe kryeqytetin Kanberra.
Demonstruesit australianë u bënë thirrje autoriteteve të vendit – i cili është eksportuesi më i madh në botë i qymyrit dhe gazit të lëngshëm natyror – të ndërmarrin veprime më të ashpra për të zvogëluar emetimet e gazrave serë.
Tubime të ngjashme u planifikuan të mbahen në disa qytete në mbarë botën. Në Shtetet e Bashkuara janë planifikuar më shumë se 800 organizime, ndërsa në Gjermani pritet të mbahen më shumë se 400 tubime shkruan REL
Tubimet protestuese po mbahen edhe për t’i bërë presion udhëheqësve botëror që do të marrin pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike më 23 shtator.
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit