Pjesëtar të shoqërisë civile në Shqipëri kanë shpërndarë sot në rrjetet sociale një thirrje për protestë paqësore pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, në kundërshtim të pushtimit rus në Ukrainë dhe në shenjë solidariteti me shtetasit ukrainas.
Protesta parashikohet të organizohet në orën 17:30 dhe qytetarët ftohen të gjithë të bashkohen me simbole të shtetit të Ukrainës dhe qirinj për të nderuar viktimat e luftës.
Sipas postimeve në rrjetet sociale, organizatorët theksojnë se pushtimi rus është një agresion që cenon paqen botërore dhe rrezikon jetët dhe mirëqenien e të gjithëve.
“Pushtimi i Ukrainës përbën agresion ndaj aspiratave të një vendi të pavarur, si dhe një sulm ndaj Europës dhe aspiratave të popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë. Ky pushtim është një dhunim i hapur ndaj vetë demokracisë. Solidarizimi me popullin e Ukrainës është detyrë qytetare e çdo njeriu që beson te vlerat universale të lirisë dhe paqes”, shkruhet në postim.
Organizatorët theksojnë se protesta nuk është kundër popullit rus, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë gjithashtu të prekur nga kjo tragjedi.
“Kjo protestë është kundër establishmentit qeverisës të diktatorit të Rusisë. Mbi të gjitha, është një tubim për t’u rreshtuar në anën e popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë”, shtohet në njoftim./arbresh.info/
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...