Zjarri i mitralozit bëri jehonë nëpër ndërtesat e braktisura të Pripyat në Zonën e Përjashtimit të Çernobilit, ndërsa trupat e Gardës Kombëtare të Ukrainës organizuan të premten stërvitje luftarake.
Stërvitja me armatim të vërtetë, e kryer në vendet më radioaktive në tokë, erdhi ndërsa paralajmërimet po rriten për pushtimin e Rusisë, transmeton portal arbresh.info
Moska ka vendosur mbi 100 mijë trupa përgjatë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë vendosjen e personelit në Bjellorusi, e cila shtrihet vetëm 10km në veri.
Për forcat e Ukrainës, rrugët e shkreta dhe blloqet e apartamenteve të Pripyat — bosh që kur banorët u evakuuan pas katastrofës së reaktorit bërthamor në 1986 — përbënin një terren ideal për stërvitje.
Përpara ushtrimeve ushtarake, i pari i këtij lloji i organizuar në Pripyat, punëtorët me numërues Geiger duhej të skanonin rrugën për të kontrolluar se nuk kishte pika të nxehta radioaktive.

“Gjithçka është kontrolluar dhe nuk paraqet rrezik”, tha njëri nga ushtarët.
Disa udhëheqës perëndimorë këmbëngulin se kërcënimi nga forcat masive të Rusisë është real dhe urgjent , por autoritetet në Kiev kanë paralajmëruar kundër nxitjes së “panikut”.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, hodhi poshtë mundësinë e një pretentimi mbi ushtrimet ushtarake të forcave ruse të vendosura në Bjellorusi.
Ndërkaq, SHBA ka thënë se numri i tyre mund të arrijë 30 mijë, Reznikov këmbënguli se “disa mijëra” rusë aktualisht përtej kufitit Bjellorus nuk mjaftonin për të sulmuar.
“Kjo zonë është shumë e vështirë për t’u kaluar — pyje, moçal, lumenj — është mjaft e ndërlikuar për të lëvizur në këmbë e lëre më me një tank,” tha ai.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskiy, tha se për shkak të rritjes së tensioneve, siguria ishte rritur rreth të gjithë reaktorëve bërthamorë, duke përfshirë vendndodhjen e Çernobilit, tani e mbuluar nga një sarkofag mbrojtës.
Autoritetet e Ukrainës këmbëngulin se lloji i destabilizimit të brendshëm mbetet shqetësimi i tyre më i madh./itv/arbresh.info/
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Lista e ngushtë e Real Madridit për trajner, nëse Xabi Alons...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Parashikimi i motit në Shqipëri për ditën e martë