
epa06433925 US Under Secretary of State Thomas Shannon attends a press conference at Colombian Embassy in Madrid, Spain, 12 January 2018. Shannon attended a meeting with Spanish Defense and Foreign Affairs officials. EPA-EFE/BALLESTEROS
Një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin do të mbahet në kryqytetin uzbek, Tashkent më 26 mars.
Përfaqësuesit e mbi 20 shteteve pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, përfshirë përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Pakistani, Rusia dhe pesë shtete të Azisë Qendorore.
Në këtë konferencë do të diskutohet për procesin e paqes në Afganistan, si dhe për luftën kundër terrorit, narkotikëve dhe bashkëpunimit rajonal.
Konferenca në Tashkent vjen pas të ashtuquajturës Procesi i Kabulit, që u mbajtë më 28 shkurt në kryqytetin afgan, ku presidenti afgan, Ashraf Ghani propozoi bisedime të paqes me talibanët pa asnjë parakusht.
Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, Thomas Shannon do të marrë pjesë në koferencën në Tashkent. Ai gjithashtu pritet të takohet me presidentin uzbek Shavkat Mirziyoev dhe ministrin për Punë të Jashme Abudlaziz Kalimov, gjatë vizitës së tij treditore.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se kjo konferencë “do të ndërtojë mbi progresin e arritur në konfrencën në Kabul për të vazhduar që të dëshmojë mbështetjen ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje politike të paqes në Afganistan”.
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...