Tanzania është një nga vendet e pakta në botë ku autoritet kanë vendosur që të refuzojnë vendosjen e masave të rrepta për të ndaluar përhapjen e virusit.
Por pakënaqësia në vend po rritet për shkak të kësaj, së bashku me vdekjet që i atribuohen “pneumonisë”, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Në artikullin e gazetës së njohur britanike thuhet se njerëzit janë të vetëdijshëm se virusi është i pranishëm, se ka shumë raste të sëmundjeve dhe vdekjeve, por që ato nuk lejohen të shpallen publikisht.
“Covid-19 është duke vrarë njerëz, ne shohim shumë raste, por nuk duhet të flasim për atë temë”, ka deklaruar një mjek në qytetin më të madh të Tanzanisë, Dar es Salaam, për Guardian, i cili ka kërkuar që të mbetët anonim për shkak të frikës nga dënimi.
The Guardian shkruan se Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, nuk ka marrë pothujasë asnjë masë për parandalimin e virusit, edhe kur vendet fqinje mbyllnin kufijtë dhe vendosnin orë policore.
Vendi për herë të parë publikoi të dhëna me koronavirus në prill të vitit të kaluar, ë të njëjtën kohë kur Presidenti Magufuli zbuloi se ai kishte dërguar fshehurazi sende të ndryshme për testimin e koronavirusit, nga të cilat doli se ishin pozitive edhe disa kafshë./arbresh.info/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...