Shpyllëzimi i Amazonës braziliane po përparon në mënyrë dramatike, bazuar në të dhënat zyrtare, në gjysmën e parë të majit janë eliminuar mesatarisht 19 hektarë për orë.
Në 15 ditët e para të këtij muaj, 6880 hektarë janë zhdukur, një zonë e barabartë me 7000 fusha futbolli, sipas sistemit të matjes së shpyllëzimit në kohë reale nëpërmjet informacioneve satelitore të institutit të kërkimit hapësinor.
Mes gushtit të kaluar dhe prillit, 8200 hektarë gjelbërim janë eliminuar në mënyrë të jashtëligjshme nga zonat nën mbrojtjen e shtetit, ku shpyllëzimi duhej të ishte zero.
Shpyllëzimi i vërejtur në gjysmën e parë të majit është 100% më lartë se sa ajo e verifikuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këto shifra, që janë më të këqijat në 10 vitet e fundit, konfirmojnë denoncimet mbi një përkeqësim të situatës të bëra nga OJQ-ja ambientaliste WWF/ANSA, transmeton Koha.net
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...