Sigurisht, shumëkush nga ne ka ëndërruar që të lirohet nga angazhimi bezdisës për gjetjen e një vendparkimi të lirë, sidomos kur është gjndur në një aeroport të frekuentuar shumë. Në aeroportin e Bazelit, ka shanse që së shpejti të “shpëtojmë” nga një bezdi e tillë…
Në zonat e hapura të parkimit në jug-lindje të terminalit të “Euroairport”, (siç quhet aeroporti Basel-Mulhouse), pritet të angazhohen robotë, shkruan srf.ch. Ata do të kërkojnë hapësirat e lira për parkim të makinave të udhëtarëve dhe do t`i parkojnë ato në mënyrë të pavarur.
Qeveria e Bazelit (Kantoni dhe qyteti Baselstadt)i ka dhënë projektit dritën e gjelbër për përpunim të mëtutjeshëm, transmeton albinfo.ch. Projekti pritet të ndihmojë në shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave ekzistuese të parkimit dhe ta bëjë më të lehtë menaxhimin e parkimit, thuhet në shpjegimin e Qeverisë së Bazelit.
Për më tepër, me jetësimin e projektit të ri do të përmirësohet edhe cilësia e shërbimit për pasagjerët .
Në mënyrë që Euroairport të avancojë më tutje projektin e tij në Zyrën Federale për Aviacionin Civil, ai ka nevojë, mes të tjerash, për dritën jeshile edhe nga qeveria e Kantonit tjetër fqinj, atij Baselland./albinfo.ch/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...