Ndryshimi i klimës po ndikon në nivelet e pasigurisë ushqimore në vendet që janë të prekshme nga kjo situatë, sipas raportit vjetor të Indeksit Global të Urisë.
Sipas këtij raporti, numri i personave në të gjithë botën që vuajnë nga uria është rritur në 822 milion në vitin 2018 nga 785 milion në 2015. Numri më i madh ishte në vendet e Afrikës Sub-Sahariane, të prekura nga konfliktet dhe thatësira.
Vendet e republikës së Afrikës Qendrore, Madagaskarit, Jemenit dhe Zambias, po vuajnë nga nivele alarmante të urisë.
“Përgjegjësia për ndryshimin e klimës dhe pasojat e saj nuk ndahen në mënyrë të drejtë. Ata që e kanë shkaktuar më pak, po vuajnë më shumë”, paralajmëroi Marlehn Thieme, presidentja e organizatës së Ndihmës kundër Urisë në Botë, Welthungerhilfe./atsh/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...