Afër nëntë milionë njerëz çdo vit humbin jetën nga probleme që burojnë nga ndotja e ajrit, ka treguar një studim i shkencëtarëve evropianë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore European Heart Journal, ndotja e ajrit shkakton vdekjen e hershme të 8,8 milionë njerëzve në vit.
“Hulumtimi tregon se shkalla e vdekjeve nga ndotja e ajrit është më e lartë se ajo e shkaktuar nga pirja e duhanit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 7,2 milionë njerëz humbën jetën nga duhani në vitin 2015”, tha Thomas Münzel, pjesëmarrës në hulumtim.
– Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e 800 mijë njerëzve në Evropë
Studiuesit kanë gjetur se në mbarë Evropën, ndotja e ajrit shkakton vdekjen e hershme të 800 mijë njerëzve dhe se gjendja në fjalë ul jetëgjatësinë mesatare për dy vite.
Hulumtuesit po ashtu kanë theksuar se vdekjet nga ndotja e ajrit janë rritur pasi ajo fillimisht ndikon te mushkëritë, ndërsa po ashtu shkakton sëmundje të zemrës duke iniciuar probleme qarkullimin e gjakut.
Shkencëtarët kanë theksuar nevojën e ndryshimit të lëndëve djegëse fosile me burime të ripërtërishme të energjisë për të ulur ndikimin e ndotjes së ajrit mbi jetëgjatësinë.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...