Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për ndihmën e tij në kthimin e detarëve ukrainas të cilët u privuan nga liria në Libi në vitin 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, Zelensky deklaroi se është i kënaqur me kthimin e pjesëtarëve të ekuipazhit të tankerit Kapiten Khayyam, të cilët u mbajtën në Libi për pesë vjet.
“Falënderoj në veçanti Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për ndihmën e ofruar në lirimin e shtetasve tanë. Jam falënderues për mbështetjen e Turqisë”, shkroi Zelensky.
Ndryshe, më 7 janar, Presidenca e Ukrainës njoftoi se katër shtetasit ukrainas të ekuipazhit të tankerit Kapiten Khayyam, të cilët u arrestuan në hapësirën detare të Libise në vitin 2016, do të kthehen në vendin e tyre.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës