Fotografi rus, Dmitry Markov ka vdekur në moshën 42-vjeçare. Markov, i cili përdorte vetëm në një iPhone për fotografitë e tij, u bë i famshëm për fotografimin e imazheve të jetës së përditshme në Rusi.
Fotografia e një oficeri policie të maskuar i ulur nën portretin e presidentit rus, Vladimir Putin u bë simbol i protestave të vitit 2021 kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.
Fotografia u shit për dy milionë rubla (21,760 dollarë) në një ankand në internet, me të ardhurat që u shkuan njerëzve të arrestuar ose gjobitur gjatë mitingjeve në mbështetje të Navalny.
Ai punoi si vullnetar në një jetimore dhe si ndihmës mësues në një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara.
Markov botoi tre libra me fotografi ndërsa ka më shumë se 800 mijë ndjekës në rrjetet sociale./abcnews.al
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...