Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, ka lënë pjesën më të madhe të Venezuelës në errësirë, të cilën operatori shtetëror i energjisë elektrike CORPOELEC, e quajti “luftë energjetike kundër kombit”, transmeton Aandolu Agency (AA).
Të përditshmet në atë vend, shkruajnë se ndërprerja e energjisë elektrike preku përafërsisht 22 nga 23 shtetet brenda Venezuelës, duke lënë në errësirë që nga e enjtja në mbrëmje, pjesën dërmuese të Venezuelës.
“Problemi i tanishëm me energjinë elektrike është më i madhi në disa vitet e fundit”, theksojnë mediat e Venezuelës.
E përditshmja El Pitazo shkruan se dështimi me furnizim të shtetit me energji elektrike ka të bëjë me dështimin e hidrocentralit Simon Bolivar, i njohur edhe si Diga e Gurit që ndodhet në shtetin jugor të Bolivarit.
Diga e Gurit është një nga stacionet më të mëdha hidroelektrike në botë, dhe si i tillë paraqet furnizimin kryesor të Venezuelës me energji elektrike.
Ministri i Energjisë, Luis Motta Dominguez, ka thënë se “zhvillimet e fundit nuk paraqesin një sulm ndaj qeverisë, por sulm ndaj popullit”.
Terrin energjetik e ka komentuar edhe presidenti i vendit, Nicolas Maduro, i cili në llogarinë e tij në Twitter shkroi se “lufta elektrike të cilën e zhvillon imperializmi amerikan kundër popullit tonë, do të përfundojë e mposhtur”.
Venezuela po përballet me mungesa të theksuara të ushqimit dhe të ilaçeve ndërkohë që sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ka normën më të lartë të inflacionit në botë.
Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari, kur presidenti Nicolas Maduro dha betimin për mandatin e tij të dytë pas zgjedhjeve që bojkotoi opozita.
Tensionet u përshkallëzuan, kur lideri i opozitës Juan Guaido më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, të cilin e mbështeti SHBA-ja dhe shumë vende evropiane dhe të Amerikës Latine ndërsa Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...