Ndalimi i nikabit shkel të drejtat e njeriut, thonë Kombet e Bashkuara

16:39 | 23 Tetor 2018

Ndalimi i nikabit nga Franca është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut, njofton Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në një vendim historik, OKB përkrahu ato që veshin vellon e plotë islamike dhe ka urdhëruar Francën të shpaguajë dy gra franceze për dënimin që ua bëri më 2012, transmeton portali arbresh.info.

Komiteti tha në një deklaratë që Franca kishte dështuar të bëjë rastin për të ashtuquajturën ndalesë të burkës dhe ka urdhëruar rishikimin e legjislacionit.

Një panel prej ekspertëve të pavarur që mbikëqyrin zbatueshmërinë e vendeve të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, tha se Franca kishte 180 ditë për të raportuar në lidhje me veprimet që ka ndërmarrë.

Gjetjet e panelit nuk janë ligjërisht të detyrueshme por mund të ndikojnë në gjykatat franceze.

Komiteti bëri thirrje që gratë të kompensohen dhe të rishikohet ligji i vitit 2010 që ndalon njerëzit të veshin publikisht rroba që fshehin fytyrën e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara