Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kanë shprehur alarmin për përkeqësimin e shëndetit të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili mjekët kanë paralajmëruar se “mund të vdesë në çdo moment”.
Figura kryesore e opozitës ka qenë në grevë urie që nga fundi i muajit mars gjersa dënimin po e vuan në burgun e sigurisë së lartë.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që Navalny po mbahet në kushte që mund të përbëjnë tortura ose trajtime ose ndëshkime mizore, çnjerëzore ose degraduese”, shkruajnë hetuesit, “në një strukturë që thuhet se nuk i plotëson standardet ndërkombëtare”, raporton euronews.
“Për shkak të kësaj detyre të shtuar të kujdesit, Qeveria e Federatës Ruse duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin fizik dhe mendor dhe mirëqenien e Navalnyt”, thuhet më tutje
Navalny u arrestua dhe u burgos menjëherë kur u kthye në Rusi në muajin janar, pasi kishte kaluar pesë muaj duke u rikuperuar në Gjermani nga një sulm i agjentit nervor.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...