Vendet e NATO-s e kanë “tejkaluar me lehtësi” objektivin e vendosjes së 300.000 trupave në gatishmëri të lartë derisa aleanca përballet me kërcënimin nga Rusia, tha të enjten një zyrtar i lartë i aleancës.
Udhëheqësit e NATO-s u pajtuan në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Moska që ka nisur në vitin 2022, për të rritur masivisht numrin e forcave që komandantët e aleancës mund të vendosin brenda 30 ditësh.
“Ofertat në tryezë nga aleatët tejkalojnë 300.000 që kemi vendosur”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.
“Këto janë forca që aleatët na kanë thënë: Ata janë në dispozicion për ju që tani në atë nivel gatishmërie”, shtoi ai.
Shtytja për të pasur më shumë trupa në gatishmëri për t’u përgjigjur shpejt, është pjesë e një rishikimi më të gjerë të planeve të NATO-s për të shmangur çdo sulm të mundshëm rus, që u nënshkrua në një samit vitin e kaluar.
Këto plane paraqiten për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë se çfarë do të pritej të bënte secili anëtar i aleancës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në rast të një pushtimi nga Moska.
Komandantët e NATO-s aktualisht po përpiqen të sigurohen që kanë aftësitë për të ekzekutuar ato plane nëse është e nevojshme.
Por aleanca përballet me mangësi në armatimet kryesore, si mbrojtja ajrore dhe raketat me rreze më të gjatë.
“Ka gjëra që ne nuk na mjaftojnë si aleancë për momentin dhe duhet t’i trajtojmë,” tha zyrtari./REL/
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...