Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO dhe aleatët duhet t’i ofrojnë më shumë dhe më shpejt ndihma Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg këtë e bëri të ditur në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social, pas bisedës së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Ai theksoi se në bisedë kanë trajtuar çështjen e prioriteteve të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. “Është me rëndësi jetike që NATO dhe aleatët t’i ofrojnë ndihmë më shumë dhe më shpejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Kreu i NATO-s tërhoqi vëmendjen se është diskutuar edhe nisja e anijes së parë tregtare të ngarkuar me drithëra nga Porti i Odesës në Ukrainë, në kuadër të iniciativës së drithërave të Detit të Zi. Stoltenberg vuri në dukje rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe aleaten, Türkiye-n.
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...