Gjermania është e bindur, Vladimir Putin do të fillojë një luftë të gjerë konvencaionale kundër NATO-s në vitin 2029. Alarmin e ka ngritur Gjenerali i lartë i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer. Në një intervistë për median gjermane Die Welt, Breuer tha se qëllimi i Putin është të shkatërrojë NATO-n si aleancë dhe të diskretitojë modelin e jetesës së perëndimorëve.
Ushtari më i lartë i Gjermanisë sheh “një kërcënim të qartë nga Rusia”, forcat e armatosura të së cilës, me 1.5 milionë ushtarë, do të ishin dy herë më të mëdha vitin e ardhshëm sesa përpara luftës së agresionit kundër Ukrainës.
“Ne shohim se rreth 1500 tanke beteje janë prodhuar rishtazi ose nxirren nga depot dhe riparohen çdo vit – kjo është dukshëm më shumë se sa nevojitet për luftën kundër Ukrainës. Dhe magazinat janë të mbushura me municion,” tha Breuer.
Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, vazhdon të mbështetet në besnikërinë e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës nën Presidentin e ri të SHBA Donald Trump, shkruan A2 CNN.
“Sfida ime më e madhe për momentin është të siguroj shpejt gatishmërinë operacionale të trupave – dhe këtë duhet ta bëj me të gjitha mjetet e disponueshme në treg”, tha Breuer për “Sigurisht, ne fillimisht do të shikojmë në Gjermani dhe Evropë për të parë nëse ka ndonjë gjë në raftet atje. Nëse jo, duke pasur parasysh kufizimet kohore, ne do të duhet të blejmë edhe nga SHBA, nëse është e disponueshme atje,” tha Breuer, duke shtuar se, “Objektivi ynë është 2029; ne duhet të jemi operacional deri atëherë.”
Kur u pyet nëse ai kishte besim në Shtetet e Bashkuara në rast të një sulmi rus ndaj shteteve baltike, gjenerali i ushtrisë tha: “Po, absolutisht”. Ai sapo kishte qenë në Amerikë dhe nuk kishte mundur të shihte asnjë shenjë midis kolegëve të tij “se ata po largoheshin nga NATO”.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...