Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg kërkoi sot një hetim transparent për helmimin e opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, duke konfirmuar se nuk kishte arsye për të ngritur dyshime mbi përfundimet e mjekëve gjermanë.
“Ajo për të cilën kemi nevojë tani, është një hetim transparent për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe për t’u garantuar që përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit”, theksoi Stoltenberg pas mbërritjes në një takim të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Berlin.
Edhe kryeministri britanik, Boris Johnson kërkoi sot një hetim të plotë dhe transparent për helmimin e opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny.
“Helmimi i Alexey @navalny ka tronditur botën. Britania e Madhe shpreh solidaritetin e saj për familjen e tij. Ne kemi nevojë për një hetim të plotë dhe transparent për atë që ka ndodhur. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe Britania e Madhe do t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të garantuar që drejtësia të vihet në vend”, deklaroi drejtuesi konservator në një mesazh në Twitter.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...