Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj, duke shtuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit,
“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg të martën pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda, shkruan The Guardian, transmeton arbresh.info
“NATO është një aleancë mbrojtëse, dhe ne nuk duam konflikt me Rusinë.
Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet për të gjetur një zgjidhje diplomatike”, shtoi ai. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës