NATO feston këtë vit 75 vjetorin e themelimit.
E krijuar më 4 prill 1949 Aleanca më e madhe politike dhe ushtarake e vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut shënon kështu 75 vite mbrojtje kolektive.
NATO, tashmë e përbërë prej 32 vendesh anëtare është një komunitet aleatësh të lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke ruajtur misionin e saj kryesor të mbrojtjes së anëtarëve të saj nga çdo kërcënim.
Prej vitit 1999, Aleanca e NATO-s ka udhëhequr operacionin për mbështetjen e paqes në Kosovë, përmes KFOR, i cili vijon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë dhe rajon.
Pjesë e këtij misioni si dhe e disa misioneve të tjera në zona të nxehta të globit janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Shqipëria është anëtare e Aleancës transatlantike që prej vitit 2009 dhe këtë vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale.
Në nder të këtij përvjetori, më datë 9 prill në Forcën Tokësore do të organizohet një ceremoni madhështore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të vendit dhe shteteve anëtare të Aleancës./euronews
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...