Pajisje të ushtrisë britanike, duke përfshirë edhe tanke, mbërritën kësaj jave në Estoni.
Kjo është pjesë e një lëvizjeje të NATO-s për të parandaluar dhe për t’u përgatitur kundër lëvizjeve ushtarake ruse, transmeton VOA.
Nga mesi i muajit prill, më shumë se 800 trupa britanike dhe gati 300 trupa franceze do të vendosen në Estoni.
Një kontigjent danez do të zëvendësojë trupat franceze më vonë gjatë këtij viti.
Tensionet mes Rusisë dhe perëndimit janë përshkallëzuar gjatë dy viteve të fundit, për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe Siri që nga fundi i vitit 2015.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...