Gjithsej 874 automjete u dogjën në të gjithë Francën në natën e Vitit të Ri “si pjesë e një tradite prej disa dekadave”.
Por me kufizimet e lidhura me coronavirusin në fuqi, kjo shifër është më e ulët se në vitet e mëparshme, sipas ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin.
Gjithsej 1,316 vetura u dogjën në vitin 2019, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria e Brendshme të shtunën, raporton CNN.
Megjithatë, më shumë njerëz u morën në pyetje sesa në vitet e mëparshme, gjegjësisht 441 u arrestuan krahasuar me 376 në vitin 2019.
Në Strasburg, në Francën verilindore, 31 persona u morën në pyetje pasi automjetet dhe koshët e plehrave u dogjën.
Gjashtë nga të pyeturit ishin të mitur që thyen shtetrrethimin, ndërsa të tjerët ishin të lidhur me zjarrvënie të dyshuar, sipas autoriteteve në Strasburg, të cilët gjithashtu konfirmuan se katër oficerë policie pësuan lëndime të lehta.
Pavarësisht kufizimeve të coronavirusit, në departamentin Yonne të Francës qendrore, autoritetet thanë se një festë e paligjshme me 1,500 njerëz ishte ende duke u zhvilluar që nga mesdita e së shtunës me orën lokale me forcat e policisë në vend që përpiqeshin të kontrollonin situatën, thanë autoritetet në një deklaratë.
Një hetim do të hapet për “organizim të paligjshëm të një tubimi muzikor festiv”, thuhet në deklaratë.
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...