Studiuesit e NASA-s kanë përllogaritur fuqinë e shpërthimit në Tonga, të shtunën e kaluar. Sipas tyre, ai është 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
James Garvin, kryeshkencëtari në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard, tha për radion NPR se “numri që ne kemi arritur është rreth 10 megaton – 10 milionë tonelata, ekuivalent i TNT”.
Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Michael Poland, i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi.
“Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm që nga shpërthimi i vullkanit indonezian Krakatau më 1883 dhe që shënoi mijëra viktima”.
Tri ditë pas shpërthimit, Tonga mbetet ende e shkëputur nga bota. Kabllot e komunikimit nënujor janë prerë dhe aeroporti është mbuluar me hi, duke penguar mbërritjen e fluturimeve të ndihmës në kryeqytetin Nuku’alofa./AlsatM/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...