Lidershipi mysliman në rajonin Dagestan të Rusisë e dënoi sulmin jashtë Kishës Ortodokse Ruse, i cili la të vrarë pesë veta, duke thënë se i dyshuari nuk ka “të bëjë asgjë me Islamin e vërtetë”.
Zyra e muftiut të rajonit po ashtu u shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave të sulmit, që ka ndodhur të dielën në qytetin Kizliar të Dagestanit.
Autoritetet kanë thënë se personi i armatosur ka hapur zjarr kah njerëzit që kanë qenë duke ndjekur meshën në kishën lokale.
Grupi ekstremist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Zyra e kryebashkiakut të Kizliarit e identifikoi të dyshuarin si Khalil Khalilov, një 22-vjeçar nga qarku Tarum i Dagestanit./rel
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës