Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov i bëri thirrje të shtunën sipërmarrësit miliarder Elon Musk për qasje në internetin satelitor.
“Elon Musk, përderisa ti po mundohesh të kolonizosh Marsin, Rusia po tenton ta okupojë Ukrainën! Pëderisa raketat tuaja me sukses ulen nga hapësira, raketat ruse sulmojnë civilët ukrainas! Të kërkojmë që të sigurosh stacione të Starlink dhe t’iu adresohesh rusëve që të ndalen”, ka shkruar Fedorov në Twitter.
Musk iu përgjigj zëvendëskryeministrit të Ukrainës. Musk ka shkruar në Twitter se: “Shërbimi i Starlink tash është aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale janë rrugës”./21media/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...