Të paktën një nga 242 personat në bordin e avionit të kompanisë “Air India”, që u rrëzua pak pas nisjes nga aeroporti i Ahmedabad-it, duket se ka mbijetuar.
Kështu raporton BBC, që citon Komisionerin e Policisë së Ahmedabad-it, GS Malik, i cili i tha agjencisë së lajmeve ANI se ka një të mbijetuar, i cili kishte qenë i ulur në vendin 11A në bordin e avionit Boeing 787-8 Dreamliner.
Duke folur për agjencinë indiane ANI, Malik tha se i mbijetuari “është në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore”.
Manifesti i fluturimit i shpërndarë më herët nga autoritetet tregon se pasagjeri në vendin 11A ishte Vishëash Kumar Ramesh, një person me shtetësi britanike.
Mediat indiane raportojnë se kanë folur me Vishëash në spital dhe ai ka ndarë kartën e tij të imbarkimit që tregonte emrin dhe vendin 11A.
“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, u dëgjua një zhurmë e madhe dhe më pas avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, ka thënë i mbijetuari. /A2cnn
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...