Mozaikët që pasqyrojnë figurat e krishtera në Aja Sofia të Stambollit do të mbulohen me perde gjatë lutjeve për besimtarët e islamit, tha të dielën zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin.
Sipas mediave të huaja autoritetet deklaruan javën e kaluar se mozaikët do mbuloheshin me perde ose me laser gjatë lutjeve të para të Xhumasë.

Shndërrimi i Aja Sofias në xhami ngjalli kritika dhe shqetësime ndërkombëtare pas vendimit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha në fillim të këtij muaji se objekti do të mirëpresë besimtarët e fesë islame, shkruan Telegrafi

Objekti i Aja Sofias daton që nga shekulli i gjashtë dhe ndër vite u cilësua si kishë ashtu edhe xhami para se të shndërrohej në një muze.
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit