Moti i keq ka përfshirë qytetin e Milanos që prej ditës së djeshme.
Për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut në të gjithë kryeqytetin italian, rrugët janë përmbytur dhe është vendosur shtetrrethimi.
Zjarrfikësit kanë kryer një sërë operacionesh, në kuadër të të cilave kanë ndihmuar edhe një grua me nevoja të veçanta, e cila ka mbetur e bllokuar në shtëpinë e saj.
Për shkak të shiut, autobusët dhe tramvajet ndryshuan linjat e tyre dhe linja 2 e metrosë u pezullua përkohësisht.
Në të njëjtën kohë, u hap një rezervuar i veçantë, i madh, me qëllim uljen e nivelit të ujit të lumit Sevezo, në mënyrë që zona të rëndësishme të qytetit, si Niguarda, të mos përmbyten.
Zyrtarët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm./abcnews.al
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim