1 person humbi jetën dhe 15 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve që përfshinë në orët e fundit Francën.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin shpalli planin e masave për përballimin e dëmeve dhe bëri me dije se qeveria do të vendosë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në disa rajone.
Gjatë shtrëngatës së fuqishme të një dite më parë, kur autoritetet kishin lajmëruar emergjencën nga moti i keq në 65 rajone, mijëra persona mbetën pa energji elektrike.
Ministri shpjegon se forcat e emergjencave civile iu janë përgjigjur gjatë ditëve të fundit 3200 kërkesave për ndihmë, ndërkohë që më shumë se 2500 persona janë në gatishmëri për të asistuar./A2CNN
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...