Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që goditën Brazilin jugor.
Moti i keq ka prekur 50 bashkitë e këtij shteti, ku jetojnë rreth 10 milionë banorë.
Të paktën 10 mijë persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve të vazhdueshme.
Më shumë se 500 mijë shtëpi kanë mbetur pa ujë dhe më shumë se 300 mijë pa energji elektrike. Forcat e Armatosura braziliane dërguan 8 avionë dhe rreth 600 ushtarë për të ndihmuar të prekurit në Rio Grande do Sul./abcnews.al
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...