Një valë e motit të keq ka marrë jetën e të paktën tre personave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.
Stuhi dëbore dhe erëra të forta kanë bllokuar fshatra dhe rrugë nëpër Ballkan. Në jug të Serbisë, policia njoftoi se kish’ gjetur një burrë të vdekur, teksa ka ndihmuar rreth 20 personave që të dalin nga makinat e bllokuara.
Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa zona e Sokollacit ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Si pasojë e erërave të forta, një fëmijë ka vdekur në Sllovaki pasi është goditur nga një tabelë e sinjalistikës rrugore. Në Republikën Çeke, një dru ka rënë mbi një makinë duke lënë të vdekur një person.
Në Rumani, erërat dhe bora e madhe kanë bllokuar trafikun, ndaj janë anuluar 30 udhëtime me tren. Mot i ngjashëm është regjistruar edhe në Bullgari, ku në aeroportin kryesor të këtij vendi janë anuluar disa fluturime./REL
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar