Britania e Madhe është goditur nga moti i keq. Autoritetet janë në gatishmëri të lartë për shkak të stuhisë Eowyn. Afro 4.5 milionë njerëz kanë marrë njoftime që të marrin masa dhe të tregohen të kujdesshëm.
Në orët e para të mëngjesit rreth 560,000 ndërtesa u njoftua se ishin pa energji vetëm në Irlandë, një shifër që pritet të rritet me kalimin e orëve, ndërsa nuk dihej se kur do të rregulloheshin defektet.
Moti i keq fillimisht “zbarkoi” në bregun perëndimor të Irlandës me erëra 135 km/h, një rekord në historinë meteorologjike të vendit. Qindra fluturime janë anuluar në aeroportet e Glasgow, Edinburgh dhe Dublin.
Sipas Sky News, gjithsej 334 fluturime nga Aberdeen, Belfast, Edinburgh dhe Glasgow janë anuluar duke prekur një total prej 50,000 pasagjerësh. Alarmi i autoriteteve ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e zonave të prekura./abcnews.al/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes