Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve të raportuara në disa zona në Francë, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit. Bëhet me dije se gjithashtu janë evakuuar banesa e shkolla në rajonin e Calais dhe në Alpe.
Reshjet e dendura kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në qindra qytete dhe fshatra.
Ndërkohë autoritetet kanë ndarë një fond urgjencë prej 50 milion €, për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. Ndërsa 80 milionë euro po përdoreshin për të ndihmuar fermerët në zonat e prekura.
Shërbimi kombëtar i motit Météo France tha se disa departamente mbetën në gatishmëri të lartë, pasi gjatë 24 orëve të ardhshme në Francën lindore, mund të ketë përkeqësim të kushteve të motit./abcnews.al/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...